Monday 16 February 2009

Kosova - Demonstratat e vitit 1981


Me gjithë përparimet e bëra nga shqiptarët në ish-Jugosllavi, mbetej gjithnjë e pandryshuar pozita gjysmëkoloniale e trojeve shqiptare në raport me shtetin jugosllav në përgjithësi. Prandaj rinia shqiptare e Kosovës doli përsëri me kërkesat për liri dhe demokraci, për Republikën e Kosovës.

Demonstratat e vitit 1981 filluan ne mensen e studentëve të Prishtinës, më 11 maes 1981.

Më 25 mars studentët dhe rinia shkollore e Prizrenit u ngritën në demonstrata, më 30 mars vala e demonstratave u përhap edhe në Obiliq ( pranë Prishtinës ).

Më 1 prill 1981 në Prishtinë u organizua një ndër demonstratat më masive, ku morën pjesë disa dhjetra mijëra veta nga të gjitha shtresat e popullit shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare pati shumë të vdekur por zyrtarisht u pranuan vetëm 9 qytetar , u plagosën 15 demonstrues, 3 prej të cileve rënd dhe 17 policë okupator.

Me gjithë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të ores policore, më 2 prill vazhdun demonstratat në mënyrë masive gjatë tërë ditës. Po këtë ditë demonstrata pati edhe në Gjilan, në Vushtrri, në Lipjan, në Gllogoc, në Gjakovë, etj; më 3 prill shpërthyen demonstrata në Ferizaj, në Viti, në Vushtri dhe në Mitrovicë, kurse më 30 prill, në Decan dhe Istog. E fundit ishte demonstrata e 18 majit e vitit 1981, kur rreth 1000 studentë demonstruan për një orë e gjysëm në Qendrë e Studentëve. Pas kësaj, organet e pushtetit okupator urdhëruan mbylljen e Qendrës së Studentëve si dhe të vitit shkollor në Universitetet 10 ditë para afatit.

Gjatë këtyre demonstratave studentët, rinia dhe shtresat e gjëra të popullatës manifestuan një vendosmëri të rrallë, aq sa as ndërhyrja e ushtrisë okupatore dhe as vendosja e gjendjes së luftës nuk i mposhti ata. Demonstratat i treguan edhe një herë okupatorëve Serbisë dhe Jugosllavisë se qëndrimi i tyre ndaj ceshtjes shqiptare nuk ishte i drejtë dhe nuk pajtohej me aspiratat liridashëse dhe me vullnetin e popullit shqiptar.

Demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një ngjarje të shënuar e me rëndësi të jashtëzakonshme në historinë kombëtare shqiptare.




RRITJA E REPRESIONIT SHTETEROR NDAJ SHQIPETAREVE


Gjatë demonstratave në Kosovë, përveq njësive speciale u sollën edhe forca të mëdha ushtarake e policore që arrinë shifrën mbi 60.000 veta, pothujse të gjithëve iu sigurua nga nje banesë për ata dhe familjet e tyre duke i ndjek shqiptarët nga banesat e tyre, kshtu u shtua represioni shtetëror mbi shqiptarët.

Sipas të dhënave zyrtare, brenda 4 viteve të para, gjyqet jugosllave dënuan me afate të gjata burgimi rreth 4000 shqiptarë, shumica të rinjë, studentë dhe arsimtarë aktivistë për liri dhe demokraci.

Gjatë viteve 1981 – 1990 rreth 700,000 shqiptarë u thirrën në polici të okupatorit, ku përjetuan terrorin dhe dhunën më të tmerrshme cnjerzore, ku vdiqen nga torturat 183 vehta prej të cilëve 16 fëmijë. Për vepra politike u dënuan mbi 3500 veta, mesatarisht me 7,1 vjet burgim secili. U denuan 1,100 ushtarë shqiptarë dhe u egzekutuan 63 të tjerë në kazerma.

Gjat torturave cnjerzore u plagosën me armë zjarri rreth 616 veta, prej tyre 49 fëmijë.

Goditje të rënda pësoi edhe arsimi, kultura e shkenca shqiptare.

U hoqen nga përdorimi të gjitha tekstet dhe mjetet mësimore me përmbajtje kombëtare shqiptare si dhe ato tekste që ishin sjellë nga Shqipëria. U kufizua autonomia e Kosovës si dhe përdorimi i gjuhës dhe i simboleve kombëtare. Shqiptarëve të Iliridës në Maqedoni iu mohua tërësisht e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratë dhe në institucione shkollore.



HEQJA E AUTONOMISE SE KOSOVES ME 1989

Udhëheqja e politikës së Kosovës, nga viti 1981 e deri në vitin 1989, ishte një instrument në shërbim të politikës antishqiptare. Në diskutimet për ndryshimet e Kushtetutës ajo filloi ta kuptonte lojën e pushtetit serb për heqjen a autonomisë së Kosovës.

Kundër ktyre ndryshimeve u deklarua populli i Kosovës me 4.300 demonstrata masive, ku morën pjesë mbi 400.000 veta. Qëndresa kundër ndryshimve me dhunë arriti kulmin me ngujimin e 1.300 minatorëve të Trpcës prej 19 deri më 29 shkurt 1989. Me kërkesat e minatorëve u solidarizuan studentët dhe mbarë populli shqiptar.

Kryesia e okupatorëve Jugosllav, duke u frikësuar nga qendresa shqiptare, vuri në zbatim masa të vecanta për shtypjen e shqipëtarëve, si administrimin ushtarak etj.

Më 23 mars 1989 në Kuvendin e Kosovës dhe më 28 mars në Kuvendin e Serbisë u miratuan amandamentet kushtetuese nëpërmjet të cilave u hoq plotësisht subjetiviteti politik dhe ekonomik i Kosovës.

  • Një ngjarje spektakolare, zgjoi apo kthjelloi vëmendjen e opinionit jugosllav, atij ballkanik dhe mbase, edhe të atij evropian e më gjërë. Serbët, organizuan një miting më 28 qershor 1989, në shenjë të festimit të “Ditës së Vidovdanit” ( ditë kjo që i kushtohet betejës së vitit 1389 ). Më shumë se 1 milion serbë, erdhën nga të gjitha viset e Jugosllavisë së asokohshme, në këtë këtë miting, në Gazimestan: aty, te varri i Sulltan Muratit. Milosheviqi, u tha serbëve, atë ditë: “Serbia ose do të jetë e tërë, ose nuk do të ekzistoj fare...” Mesazhi ishte i qartë për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët. Serbët, nuk po talleshin! Milosheviqi, edhe më pak. Për fat të keq, duket që fjalimin e Milosheviqit në Gazimestan, e kuptuan pak më qartë, sllovenët. Jugosllavia, ende ishte e tëra: prej Gjevgjelisë, deri në Trigllav. Por më 23 janar të vitit 1990, studentët e Universitetit të Prishtinës dolën në rrugë, përkundër këtyre masave. Në këto rrethana, situata në Kosovë u ndez gjithandej, dhe pas 24 janarit, më askush s’mund ta vendoste nën kontroll. Populli, ishte në kulm të sfidimeve, dhe të rezistencës së madhe. Kosova, s’kishte cfarë të humbëte...! E tërë stina e pranverës kaloi në shenjë të revoltave e demonstrimeve në të cilat u vranë me dhjetëra veta, u plagosën qindra njërëz, dhe u arrestuan me qindëra e mijëra shqiptarë.

Pas kësaj deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik 1990, shpallën Deklaraten Kushtetuese. Si kundërpërgjigje , Kuvendi i Serbies i shpalli të pavlevshme të gjitha organet administrative dhe juridike të Kosovës.

Pastaj, filluan masat e dhunshme politiko - administrative. U nxorr ligji mbi Mardhënjet e Pënës më datën

26.07. 1990, ligj ky për Rrethanat e Veçanta, i cili i përjashtoi nga puna mbi 200,000 shqiptarë,

vrau dhe burgosi me qindra.

Në mars-maj 1990 forcat ushtarake e policore serbe hodhen helmin luftarak me emrin „Sarin“ ( helm ky i prodhuar në fabrikën ushtarake të helmeve në qytetin Mostar të Bosnjes dhe Hercegovinës ) ku helmuan rreth 10.000 nxënës shqiptar në edukatoret parashkollore, shkolla fillore e të mesme.

Më 5. 07.1990, u miratua ligji me të cilin u ndalua puna në Kuvendin e Kosovës.
Hapat e ardhshëm të Beogradit, u koncentruan në ndalimin e Arsimit. Pasi që tashmë ishin futur masat e dhunshme s’pari në Fakultetin e Mjeksisë, në vjeshtë të vitit 1991, u ndalua puna dhe studimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës, si dhe u mbyllën, 65 shkolla të mesme. Pastaj, u ndalua puna e instituteve të ndryshme, përfshirë edhe atë Albanalogjikë. Në korrik të vitit 1992, u mbyll Akademia e Arteve dhe e Shkencave. Krahas kësaj, u ndalua veprimtaria e mëse 110 objekteve kulturore. Askush se di shifrën e njerëzve të arrestuar, të rrahur, të burgosur, të ndjekur dhe të maltertuar gjatë këtyre viteve, ndërkaq që gjatë kësaj kohe, fillon ekzodi masiv i shqiptarëve, nga Kosova.

Pas vitit 1991, fillon jeta paralele në Kosovë, e cila pak a shumë, zhvillohet jashtë kronizave politiko - administrative serbe. Por, dhuna nuk ndalet. Ekzodi, nuk ndalet. Varfërimi i shtresave të popullsisë, është masiv: gjatë vitit 1994, në Shoqatën Humanitare Bamirëse „Nëna Tereze“, kërkojnë ndihma të ndryshme, 57.353 familje. Pasqyra e dhënës dhe terrorit, ishte e pafundë: Beogradi, në vendosje t ëkontrollit dhe të pushtimit të Kosovës, vetëm në fazën e parë të viteve të nëntëdhjeta, rreth 500 ligje të ndryshme: akte, rregullore, urdhëresa, dekretlogje etj.

Si pasojë e gjithë ktyre padrejtësive cnjerzore, prej vitit 1981 – 1990 nga Kosova ikën

ose përndjeken mbi 500,000 shqiptarë qe u shpërndanë nëpër shtetet demokratike të botës, që i pranuan si të përndjekur politik.

Krahas kësaj, Beogradi gjatë viteve 1990 - 1999, ka dekretuar edhe 3 programe që kanë pasur si qëllim, shpopullimin etnik dhe serbizimin e Kosovës:
1. Projekti „Gërshërët“, i cili kishte objektiv infiltrimin dhe kontrollimin e jetës dhe të skenës politike të Kosovës.
2. Projekti „Kafshimi i miut“, i cili kishte objektiv, infiltrimin dhe shkatrrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .
3. Projekti „Patkoi“, i cili kishte për qëllim spastrimin definitiv etnik, të Kosovës.


  • Gjatë luftës së fundit, ranë dëshmorë mbi 2.500 ushtarë të UÇK-së,
  • Forcat okupatore ushtarake,paramilitare dhe policore të shtetit serb vranë mbi 14.000 qytetarë të paarmatosur,
  • dhunuan mbi 20.000 femra,
  • rrëmbyen mbi 6.000 persona, një pjesë e konsiderueshme prej të cilëve ende të pagjetur ( afër 2000 shqiptarë dhe 250 serb),
  • shkatërruan ose dëmtuan mbi 119.855 shtëpi si dhe
  • dëmtuan rëndë ekonominë e vendit tonë.
  • Afër 1.000.000 shqiptar i përndjeki prej Kosovës dhe mbi 500.000 të tjerë ikën nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën nëpër male ose fshatra ende të pa sulmuara.
  • Me këtë shtet Kosova nuk ka marrëveshje të paqes dhe ky shtet ende panderpre realizon plane terroriste antishqiptare, per debimin e shqiptarëve dhe shfarosjen e tyre.
  • Serbia bëri krime edhe pas luftës, konkretisht me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në Veriun e Kosovës, strukturat serbe vrarë 11 shqiptarë , me dhjetëra të tjerë janë keqtrajtuar ose lënduar ndërsa 1.564 familje me 11.364 anëtarë janë dëbuar me dhunë.
  • Serbia pas luftës në Kosovë permes "shërbimit sekret serb" ka likuidu me qindra ish ushtarë të UÇKsë dhe viktima e dëshmitarë të luftës ( viktimat janë kryesisht femra të përdhunuara gjatë luftës dhe shqiptarë e rom bashkëpunëtorë të Serbies, dëshmitarë potencialë që për ditë gjinden të vdekur "kinse të Vetërara, stil vrases tipik i UDBsë").
  • Trafiku / shitja e fëmijëve bonjak të femrave të përdhunuara që i ka marrë kisha ortodokse (mbi 5.000 fëmijë që u janë shitur Rusëve,Grekëve dhe në Europë në bashkëpunim me UNMIKun)
  • Serbia në bashkëpunim me LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), bëri lista të mëdha të ish ushtarëve të UCKsë, ku shërbimi sekret i Serbies me qindra i likuidoi dhe me mijëra i burgosën në burgje të Kosovës"Ku ende tash e 9 vite janë në burgje vetëm si të dyshuar".